Kulturë

Carlos Cruz-Diez, artisti i misterit të ngjyrave

Carlos Cruz-Diez, artisti i misterit të ngjyrave

Paris, 29 korrik (Time, Artnews) – Carlos Cruz-Diez, artisti i njohur nga Venezuela, i cili me veprat mbresëlënëse dhe shumështresore ka ndryshuar konceptin për dritën dhe ngjyrat duke ndihmuar në perceptimin e asaj që u bë e njohur si Arti Kinetik dhe Op-Arti, ka vdekur në moshën 95-vjeçare, shkruan sot Koha Ditore.

“Dashuria jote, gëzimi yt, mësimet e tua dhe ngjyrat do të mbesin gjithmonë në zemrat tona”, është thënë në një njoftim të familjes në faqen e fondacionit të artit “Cruz-Diez”. Aty është bërë e ditur se ceremonia e varrimit do të jetë private dhe nuk janë dhënë detaje për shkaqet e vdekjes, të shtunën.