Kulturë

Artisti i një bote të re nëpërmjet animacionit

Thomas Johnson si 10-vjeçar kujton të ketë marrë lodrat e tij që i shndërronte në personazhe. Me një kamerë të vogël ai i xhironte lëvizjet e tyre duke realizuar kështu video të shkurta të animuara.

Johnson ishte fëmija i dytë në familje, dhe për dallim nga dy vëllezërit e tij e adhuronte qetësinë. I ofronte mundësi për të vënë në punë imagjinatën e tij. Historitë që ai shpikte me lodrat e tij në Angli ishin nga me të ndryshmet. Aty filloi edhe lidhja e tij me animacionin, duke i shërbyer si një prapaskenë. Në atë kohë, por edhe gjatë studimeve ai ishte i dhënë pas pikturës dhe vizatimit. Nisi studimet për art, me ëndrrën që do të bëhej piktor. Format abstrakte ishin të pëlqyerat e tij, shkruan Koha Ditore.

Mirëpo gjatë studimeve nisi të ndiqte kurse të ndryshme dhe të njoftohej me kursin “Time Based Media”. Për këtë edhe diplomoi në Institutin e Universitetit të Wales, në Cardiff. Ky kurs e bëri që të fokusohet në performanca arti. Aty filloi edhe eksperimentimi i tij me kukulla marionetë dhe realizimi i performancave me to. Një dekadë më parë, artisti anglez iu fut rrugëtimit dhe në animacion. Aty e gjeti dashurinë. Filloi jetën në Kroaci dhe diplomoi edhe në departamentin e medieve të reja në Akademinë e Arteve në Zagreb, ku edhe jeton.

Hapësira artistike pa limite

Thomas Johnson ende realizon performanca arti. Përmes performancave të tij më kukulla ai ka qenë pjesë e disa festivaleve. Ai është në kërkim të lidhjes në mes të performancës dhe animacionit. Këto dy forma edhe pse janë të ndryshme ndërlidhen me njëra-tjetrën. Sipas Johnsonit, gjithçka ka të bëjë me procesin dhe nevojën për të krijuar... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)