Dhjetë mijë faqe për një jetë midis burgjeve, politikës e letërsisë

Dhjetë mijë faqe për një jetë midis burgjeve, politikës e letërsisë

Salih Mehmeti 27 July 2019 12:02

“Jo atyre që janë trima të ngrenë gishtin e krimit, por atyre që janë burra të shtrijnë dorën e pajtimit”, ishte porosia në krye të atij që nga shumëkush konsiderohet romani i parë i botuar në gjuhën shqipe në Kosovë. Ishte viti 1958, kur gazetari 22-vjeçar i “Rilindjes” do të arrestohej për “Gjarpijt e gjakut”, novela që protestonte kundër zakonit të gjakmarrjes, vëllavrasjeve dhe shpërnguljes së shqiptarëve në Turqi. Në procesin gjyqësor të zhvilluar kundër tij në Gjyqin e Qarkut në Prishtinë, në mars të vitit 1959, Demaçi do të bëhej i pari veprimtar që paralajmëroi publikisht rrënimin e Jugosllavisë, shkruan sot Koha Ditore.

“Nga ky vend po them edhe një herë se nëse Serbia e Jugosllavia nuk heqin dorë nga okupimi i Kosovës, dhe nëse nuk do të lejojë që Kosova të shkëputet nga Jugosllavia e t’i bashkohet Shqipërisë, atëherë nuk do të ketë as paqe, as qetësi as në Ballkan, as në Jugosllavi, as në Serbi. Nëse Serbia do të vazhdojë këtë politikë ndaj shqiptarëve, një ditë ajo ka për t’u bërë shkaktari që të shpartallohet krejt Jugosllavia dhe në fund do të mbetet edhe pa Kosovën. Kaq”, kishte thënë Demaçi i ri.

Ky episod dhe shumë të tjera u shpalosën të premten në Akademinë Përkujtimore të mbajtur në bibliotekën kombëtare “Pjetër Bogdani” me rastin e njëvjetorit të vdekjes së Demaçit.

E organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës dhe Shoqata e ish-të Burgosurve Politikë të Kosovës, kjo orë përkujtimore shërbeu nga folësit pjesëmarrës për të shpalosur fragmente të jetës, veprimtarisë dhe krijimtarisë së tij letrare. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme