Kulturë

Mbyllet edicioni i 10-të i Anibarit, këta janë fituesit

Mbyllet edicioni i 10-të i Anibarit, këta janë fituesit
Foto: Ferdi Limani
 

Edicioni i dhjetë i Festivalit Ndërkombëtarë të Filmit të Animuar - “Anibar”, është mbyllur sonte. Ai është mbajtur nga 15 - 21 korrik në qytetin e Pejës, transmeton Koha.net.

Në këtë edicion jubilar, Anibar u bë nikoqir i mijëra mysafirëve nga mbarë bota dhe nga vendi, shfaqi 300 filma të animuar në pesë kinematë: Jusuf Gërvalla, Kinemaja për fëmijë e të ri në teatrin “Istref Begolli”, Kinemanë “Urban”, te Liqeni dhe te Kubat; po ashtu shfaqi 15 programe speciale, dy prezantime speciale nga regjisorët e serialit “Rick dhe Morty”, mbajti 5 punëtori për fëmijë dhe të rinj, si dhe dy masterklasa për studentë të artit dhe gazetarisë dhe katër panele diskutimi për rolin e artit në avancimin e të drejtave të njeriut dhe aktivizmit.