“Asgjë nuk na përket neve më; ata na i morën rrobat, këpucët e madje edhe flokët; nëse flasim, ata nuk na dëgjojnë dhe nëse na dëgjojnë, nuk na kuptojnë. Do të na i marrin edhe emrat: dhe nëse duam që t’i mbajmë, duhet ta gjejmë forcën për ta bërë këtë, që ta mundësojmë se prapa emrave tanë të mbetet ende diçka e jona, diçka prej asaj që ne jemi”.
Kështu Primo Levi e përshkruan fillimin e procesit të “shkatërrimit të një burri”, atë “shkeljen” që Auschwitzi ua shkaktoi të gjithë atyre njerëzve. “Häftling”, shkruan ai në librin e tij “If This Is a Man”, duke e përdorur fjalën gjermane për të burgosurin. “Mësova se jam një Häftling. Emri im është 174517”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërmes “If This Is a Man”, Levi përsërit se mbijetesa ishte thjesht një çështje e ngjarjeve rastësore, koincidencave dhe fatit. Por kërkon edhe rezistencë kokëfortë, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Siç shpjegon Levi më pastaj, ai ka mbetur i “përkushtuar që t’i njohë gjithmonë, edhe në ditët më të errëta, te shoqëruesit e mi dhe te vetja, burrat, e jo gjërat”.
Levi i mbahet njerëzisë së tij deri në çlirimin e kampit. Por është ndjekur nga uria, rraskapitja dhe tmerri i palodhur. Ndjesia e tij e vetes është minuar nga dobësia mendore dhe trupore, si dhe kompromiset morale të nevojshme për mbijetesë. “If This Is a Man” përfundon me Levin e zhytur në njëfarë harrese të rrezikshme. Ai nuk është “mbytur”, siç e thotë, por as nuk na shfaq ndonjë gjë për shpëtimin.
Faqet e fundit janë të çuditshme dhe të vrazhda. Rusët arrijnë teksa Levi dhe shoqëruesi i tij – Charles – e bartin një kufomë jashtë qelisë së tyre. Ata e mënjanojnë ngarkesën. Charlesi e heq beretën; Levi ndien keqardhje që edhe ai nuk e ka një të tillë. Na jepet një dromcë informate se Levi ka vazhduar me jetën e tij, për shkak se na tregon se u ka shkruar letra të të mbijetuarve të tjerë. Dhe kaq.
Është kapitulli “The Truce” ai ku Levi na tregon se si e ka rindërtuar njerëzinë e tij, pas shkatërrimit të tij në Auschwitz. Është kjo një ngjitje e gjatë drejt dritës dhe – mrekullueshëm – është shpesh e bukur. Më shumë se kaq, është qesharake.
Libri i tregon ditët e fundit të Levit në kampin e Polonisë jugore, para kthimit të tij, më në fund, në qytetin e lindjes Torino, përmes rrugëve të shumta e të stërzgjatura tërthore dhe gjarpërimeve përmes Rusisë sovjetike, Rumanisë, Republikës Çeke, Hungarisë dhe Austrisë. Është një “rrugëtim absurd” i gjatë, siç e përshkroi atë Philip Tonynbee në “Observer”, kur libri doli së pari në botim në anglishte gjatë 1965-s. “Një poemë në nder të zgjuarsisë dhe përjetimit njerëzor”.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)