Shkrimtari që fliste ndryshe

Shkrimtari që fliste ndryshe

20 July 2019 14:00

Rexhep Hoxha me gjithë kundërshtimet, polemikat, fjalosjeve deri edhe në sharje, gjithnjë për shkak të vlerësimeve të kundërta ndaj letërsisë, dhe të shkrimit të saj në mënyra të ndryshme, nuk ka mbajtur hidhërim. Përkundrazi, ka shprehur dhembje edhe për kundërshtarët në raste kur ata janë gjendur në situata të këqija, shkruan sot Koha Ditore.

Ai shprehet botërisht: “Kur më vdesin kundërshtarët më dhimbsen se më vdesin dëshmitarët e qëndrimeve të mia...” Fjala është për qëndrimet për të folur hapur para secilit, për t’ia thënë në sy, qoftë në katër sy apo edhe në tubime, siç ishte rasti i vitit 1977, kur Bashkësia (e atëhershme) Krahinore e Vetëqeverisëse e Interesit për Kulturë organizoi diskutimin rreth temës: “Roli i kritikës në zhvillimin e kulturës”. Çfarë ndodhi me atë rast:

-Mua s’më kishin ftuar fare. Rastësisht qëllova në zyrën e kryeredaktorit të botimeve të “Rilindjes”, Nazmi Rrahmani, kur Shefki Stublla, sekretar bashkësie, ftoi me telefon Nazmiun për të marrë pjesë në mbledhje. “Ma jep telefonin” i thashë Nazmiut, dhe iu drejtova Shefki Stubllës: “Pse nuk më keni thirrë edhe mua?” “Eja edhe ti, ja po të thërras!” më tha ai dhe, pastaj, edhe unë shkova në mbledhje, e cila mbahej në një sallë të madhe të Këshillit Krahinor. Mbledhja kryesohej nga Rexhep Qosja, Rrahman Dedaj dhe Shefki Stublla. Pas fjalës hyrëse paraqitem i dyti për diskutim. Mirëpo nuk donin të ma jepnin fjalën. Në foltore dolën Ali Dida, Vehap Shita, Milenko Jevtoviq, Ali Sutaj, Akil Koci, Shefki Stublla. Mua nuk më thërritnin. Vendosa të dal vetë. Mirëpo, pikërisht kur mendoja të dilja në foltore, ia dhanë fjalën kryetarit të Lidhjes Socialiste të Kosovës, Mihailo Zvicerit. U ngrita në këmbë në mes të sallës plot intelektualë dhe bërtita: “Pse s’ma jepni fjalën?” Zviceri mbet i habitur, duke i mbajtur letrat në dorë me shënime mbi temën që do të fliste.../Ibrahim Kadriu

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme