Kulturë

“Një histori Ballkani” me rrëfimet e dy animatorëve shqiptarë

“Një histori Ballkani” me rrëfimet e dy animatorëve shqiptarë
Foto: Elmedina Arapi

Pejë, 17 korrik – “Një histori Ballkani” është një nga programet e shumta që sjell festivali ndërkombëtar i filmit të animuar “Anibar” në edicionin e tij të 10-të. Në kuadër të këtij programi, pesë animatorë nga Ballkani tregojnë për punën e tyre dhe lidhjen e fuqishme që kanë me animacionin.

Joan Kamberaj, Visar Arifaj, Ana Nedelkoviq, Nikola Majdak Jr. dhe Daniel Suliq janë animatorët që sjellin historitë e tyre .