Në fundin e jetës, profesori shqiptaro–amerikan Arshi Pipa, i dhuroi bibliotekën dhe arkivin e familjes Pipa, Muzeut Historik të qytetit të Shkodrës.
Drejtues të këtij institucioni, transmeton Zëri i Amerikës, thonë se ajo është një pasuri me vlera të veçanta jo vetëm për qytetin e Shkodrës.