Institucionet zgjedhin korrikun për riparimet e monumenteve

Institucionet zgjedhin korrikun për riparimet e monumenteve

Salih Mehmeti 15 July 2019 13:01

Njëra nga shtëpitë që simbolizon tipin e arkitekturës qytetare të shekullit XIX në Prishtinë, që tash shfrytëzohet si seli e Shoqatës së ish-të të Burgosurve Politikë, nga e enjtja i është nënshtruar procesit të riparimit të pullazit të dëmtuar.

Ndonëse statusi "nën mbrojtje të përkohshme" është përtërirë disa herë nga viti 2011, Ministria e Kulturës dhe Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve kanë zgjedhur pikërisht muajin më të frekuentuar për riparimin e çatisë. Sipas zyrtarëve përgjegjës, problemet e vazhdueshme gjatë reshjeve të shiut kanë bërë që të sanohet çatia e të ndërrohen tjegullat. Gazeta ka mësuar se punimet do të zgjasin deri nga mesi i muajit shtator.

Hydajet Hyseni, kryetar i Shoqatës së ish- të të Burgosurve Politikë, ka thënë për gazetën se objekti po i nënshtrohet një riparimi për shkak të çatisë së dëmtuar.
Edhe sekretari ekzekutiv i kësaj shoqate, Meriman Braha, ka thënë se ky riparim bëhet nga Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve pas kërkesave që i kanë bërë tash e disa vjet.

Në një prononcim të shkurtër për gazetën Vjollca Aliu, drejtoreshë në Departamentin e Trashëgimisë Kulturore, ka konfirmuar projektin në fjalë. “Me sa kam informacion, Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve e ka miratuar këtë projekt, por ne nuk shpallim procedura për të. Është projekt që po zbatohet nga UNDP-ja përmes fondeve të BE-së”, ka thënë ajo.
Ismet Hajrullahu, drejtor i Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, ka pranuar se ky projekt është miratuar nga një komision, por nuk ka dhënë detaje për kohëzgjatjen e punimeve dhe as për shumën e projektit.
(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme