Polifonia shqiptare promovohet në Lituani

Polifonia shqiptare promovohet në Lituani

11 July 2019 08:33

Promovimi i folklorit dhe polifonisë shqiptare jashtë kufijve të vendit, ku shpalosen ngjyrat, ritmet dhe energjia e një vendi me identitet evropian, po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha.

Grupi folklorik “Bilbili” i Vlorës do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin folklorik ndërkombëtar “Lauksnos”, në qytetin bregdetar Klaipeda, rreth 300 kilometra larg kryeqytetit Vilnius të Lituanisë. Festivali katërditor hapet sot. Ky grup i njohur folklorik do të marrë pjesë në festivalin me emrin e Diellit, mes dymbëdhjetë shtetesh pjesëmarrëse.

Festivali “Lauksnos” zhvillohet vetëm me produkte folklorike e artistike të mbrojtura nga UNESCO-ja.

“’Bilbili’ shqiptar vete edhe më krenar e plot dinjitet mbasi ‘produktet’ që mbart e do të shpalosë përfaqësojnë, as më pak e as më shumë, por kryeveprën shpirtërore të njerëzimit, certifikuar nga UNESCO-ja katërmbëdhjetë vjet më parë”, ka thënë Gjokoli.

Në këtë festival grupi folklorik shqiptar do të prezantojë një mozaik këngësh të zgjedhura nga repertori çerekshekullor i këtij grupi.

(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme