Kulturë

Anibar sjell në Kosovë animatorin dhe profesorin nga Japonia

Anibar sjell në Kosovë animatorin dhe profesorin nga Japonia
 

Festivali Anibar do të sjell në Kosovë, animatorin dhe profesorin nga Japonia, Koji Yamamura.

Sipas njoftimit për media, një ndër objektivat e Festivalit të Animacionit “Anibar”, është dhënia e kontributit në edukimin e brezave të rinj rreth animacionit, përmes prezantimeve nga profesionistë të fushave, artistë e profesorë të dëshmuar tashmë globalisht përmes punës së tyre.