Kulturë

“Prerja e frikës” me vlerat e trashëgimisë kulturore

“Prerja e frikës” me vlerat e trashëgimisë kulturore
 

Autori Fehmi Pireva me romanin “Prerja e frikës” ka synuar që nëpërmjet kësaj proze t’i paraqesë vlerat dhe mënyrat tradicionale të jetës së familjeve shqiptare në të kaluarën në trevën e Llapit, duke filluar nga një rit që zbatohej nga plakat e lagjes, mbështetur në besëtytnitë e kohës, që kishte të bënte me “prerjen e frikës” së fëmijëve që vononin për të ecur, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo edhe mund të merret si tema bosht, derisa romani, edhe pse nuk ka një ngjarje strumbullar, ka një linjë unike rrëfimi, me një ndërlidhje funksionale të shumë copëzave të jetës së atëhershme në familjet shqiptare, që përmbyll një tërësi përmbajtjesore pothuajse të kompletuar.