Kulturë

“Fusha e Mëllenjave”, gati për premierë në “PriFest”

Descriptive Text

Problemet e një të burgosuri politik shqiptar, i cili e ka vështirë të jetojë me të kaluarën, do të shfaqen në filmin debutues të regjisores Arzana Kraja.

“Fusha e mëllenjave”, tashmë është gati për t’u prezantuar për herë të para audiencës në Prishtinë, transmeton emisioni Express në KTV.

Ky projekt filmik që është koproduksion ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Anglisë, sipas regjisores Kraja, shfaq një personazh që nuk gjen paqe në asnjë vend.

Regjisorja Kraja ka treguar detaje për përmbajtjen e filmit të saj.

Në rolet kryesore të këtij filmi luajnë aktorët: Shkumbin Istrefi, Astrit Kabashi, Naser Beka, Meli Qena, Shengyl Ismajli, Irena Cahani dhe të tjerë.

“Fusha e Mëllenjave”, premierën nacionale do ta ketë më 16 korrik, në edicionin e njëmbëdhjetë të festivalit të filmit “PriFest”, e ndërkohë ende nuk është përcaktuar se ku do ta ketë premierën botërore.