Kulturë

Fatos Berisha zgjidhet drejtor artistik i Teatrit Kombëtar të Kosovës

Fatos Berisha është zgjedhur sot drejtor artistik i Teatrit Kombëtar të Kosovës, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Këshilli Drejtues i Teatrit Kombëtar të Kosovës, pas një procesi të gjatë vlerësimi, ku të gjithë kandidatët iu kanë nënshtruar testit me shkrim dhe intervistës me gojë, në mbledhjen e sotshme ka zgjedhur Fatos Berishën për drejtor të ri artistik”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

do ta udhëheqë punën artistike dhe kreative në Teatrin Kombëtar të Kosovës për katër vitet e ardhshme.

Në njoftimin për media të Këshilli Drejtues të TKK theksohet se kandidati Fatos Berisha i ka plotësuar të gjitha kriteret juridike dhe profesionale për ta ushtruar detyrën e drejtorit artistik të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Ai ka dhënë dëshmi bindëse se mund ta drejtojë në planin artistik institucionin më të madh teatror në vendin tonë.