Tri etapa të historisë shqiptare sonte bashkohen në shfaqje baleti

Tri etapa të historisë shqiptare sonte bashkohen në shfaqje baleti

Salih Mehmeti 11 June 2019 10:28

Prishtinë, 10 qershor –Djem e vajza të trupës së Baletit Kombëtar të Kosovës sonte prej orës 20:00 do të sjellin premierën “O moj Shqipëri” nën koreografi të Pullumb Agalliut.

Idenë për këtë shfaqje, që jepet në jubileun e 20-të të çlirimit të Kosovës, e ka pranuar me entuziazëm një prej emrave më të njohur të baletit shqiptar, i cili prej vitesh është koreograf rezident në Operën Shtetërore Akademike dhe Teatrin e Operës dhe Baletit të Azerbajxhanit në Baku. Në konferencën për media, që u mbajt të hënën në Teatrin Kombëtar të Kosovës, organizatorët kanë folur për përgatitjet e trupës së Baletit për këtë shfaqje, shkruan sot Koha Ditore.

Balerini Sinan Kajtazi, i cili është njëkohësisht edhe ushtrues i detyrës së drejtorit të Baletit Kombëtar të Kosovës, ka thënë se janë të nderuar që përmes kësaj premiere bëhen pjesë e festimeve zyrtare për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës.

“O moj Shqipëri’, premiera e trupës së Baletit që shënon 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës do të jepet edhe më 13 qershor në kuadër të protokollit shtetëror të organizuar nën patronazhin e Kuvendit të Kosovës. Agjenda e trupës së Baletit Kombëtar të Kosovës do të jetë e ngjeshur edhe gjatë ditëve vijuese: më 18 dhe 20 qershor do të jenë të ftuar në Gostivar dhe Tetovë me shfaqjen “O.Taka”, kurse më 25 qershor do të performojë në Tiranë me rastin e shënimit të “Javës çame”.

(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme