Kulturë

Tenori Ramë Lahaj, një shembull i rrallë i suksesit

Tenori Ramë Lahaj, një shembull i rrallë i suksesit
 

Në qytezën ku u lind dhe u rrit, në Istog, nuk kishte shkollë muzike. Nuk rrjedh nga një familje muzikantësh. Përjetoi sfida para dhe gjatë luftës në Kosovë. U përballë me shumë pengesa në Kosovën e pasluftës, por asnjëra nga këto, nuk e ndali artistin shqiptar Ramë Lahaj të realizojë synimet e tij si tenor. Ai sot është emër i ri, që po ngjitet në disa nga skenat më të njohura botërore të operës. Zoti Lahaj foli për Zërin e Amerikës, pas një koncerti të tij në Uashington, ku tenori shqiptar ngriti në këmbë të pranishmit me zërin e tij.

Duartrokitjet ishin të gjata në koncertin që u mbajt në qendrën Kosmos, nën organizimin e ambasadës së Kosovës dhe Organizatës së Arteve të Bukura në Uashington, për nder të 20 vjetorit të përfundimit të luftës në Kosovë.