Kulturë

Kultura nën rrethim përballë nacionalizmit

 

Beograd, 3 qershor – Nacionalizmi dhe rrëfimet që shfaqin epërsinë e një kombi nga kombi tjetër vazhdojnë të mbretërojnë në trevën e Ballkanit. Për pasojë, edhe edicioni i gjashtë i Festivalit “Mirëdita, dobar dan”, është mbajtur në rrethana të jashtëzakonshme, si pasojë e rritjes së tensioneve politike mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo është shoqëruar me ashpërsim diskursi dhe shfaqje urrejtjeje.

Aktivitetet, që për temë kanë pasur pasojat që shkaktoi lufta e fundit, janë zhvilluar nën masa të rrepte sigurie nga forcat e policisë së Serbisë. Në dy protesta të dhunshme është tentuar edhe të pengohet festivali. Kohën kur po zhvillohej ngjarja kulturore, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, i quajti shqiptarët e Kosovës, “njerëz të zbritur nga mali”, deklaratë kjo që nxiti reagime të forta edhe tek Bashkimi Evropian.