Kulturë

Përplasja për veprën e mundshme të Da Vincit

Descriptive Text

Gjykata më e lartë e Zvicrës ka hedhur poshtë kërkesën e Italisë për rikthimin e një pikture në vaj, që disa ia atribuojnë Leonardo da Vincit, duke vlerësuar se asnjë ligj zviceran nuk është shkelur kur vepra ka kaluar kufirin, shkruan sot Koha Ditore.

E titulluar si “Portreti i Isabella d’Este” dhe e datuar si e shekullit XVI, piktura është bërë subjekt i një lufte ndërkombëtare të tërheqjes së litarit, pasi një grua italiane, Emidia Cecchini, kërkoi ta blinte atë më 2013. Policia ishte alarmuar për ekzistencën e saj kur një avokat italian doli në sipërfaqe me mandatin për ta shitur atë për hiç më pak se 95 milionë euro (106 milionë dollarë).

Ekspertët e artit duhet ende të qartësojnë nëse ajo është vërtet e mjeshtrit të Renesancës.

Një hetim italian mbi krime të mundshme të taksave dhe mashtrimeve të sigurimeve zbuloi dëshmi që e çuan policinë në vitin 2015 te piktura në një vend në qytetin zviceran të Luganos, një qendër bankare buzë liqenit në jugun italishtfolës, ku shumë italianë kalojnë kufirin për t’i depozituar astetet e tyre.

Cecchini, për të cilën dokumentet e gjykatës zvicerane thonë se ishte shpallur fajtore në Itali me dy të tjerë për rolin e tyre në eksportimin e pikturës, gjithnjë ka pohuar se piktura ka qenë në Zvicër për më se një shekull, e marrë nga atje prej të afërmve të saj që asokohe jetonin aty, njoftojnë mediat zvicerane dhe ato italiane.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)