Kulturë

Filmi “Shpia e Agës” i Lendita Zeqirajt hap konkurrencën në “Karlovy Vary Film Festival”

Filmi “Shpia e Agës” i Lendita Zeqirajt hap konkurrencën në “Karlovy Vary Film Festival”

Filmi i metrazhit të gjatë “Shpia e Agës” me skenar dhe regji nga Lendita Zeqiraj do ta hapë konkurrencën “East of the West” në njërin nga festivalet më të rëndësishme evropiane dhe botërore, në Karlovi Vari (Karlovy Vary) të Çekisë.

Filmi përcjellë Agën (Arti Lokaj) 9 vjeçar i rritur me nënën e tij në një shtëpi jashtë qytetit. Ai mëson serbisht nga Zdenka, një grua e nacionalitetit tjetër, në mënyrë që ta gjejë babanë e tij për të cilin mendon se është në burg në Serbi.