Me rinumërimin e votave në Eurovision, Shqipëria para Serbisë Foto: Reuters

Me rinumërimin e votave në Eurovision, Shqipëria para Serbisë

22 May 2019 19:42

Janë rinumëruar votat për edicionin e sivjetmë të Eurovisionit me ç’rast Shqipëria ka ndërruar vend në renditje.

Nga pozita e 18-të, Shqipëria, që u përfaqësua nga Jonida Maliqi me “Ktheju Tokës” është ngjitur një pozitë duke kaluar Serbinë. Ky ndryshim votash vjen pas përjashtimit të jurisë së Bjellorusisë pasi kishte publikuar votat nga gjysmëfinalja e parë.

Katër pozitat e para nuk ndryshuan.

Këto ishin rezultatet e publikuara fillimisht në finale:

Image

Ky është rezultati final pas rinumërimit.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme