Filarmonia e Kosovës mbajti konferencë për media, për t’i shpalosur detajet e prezantimit të parë të korit dhe orkestrës së Filarmonisë për koncertin që do të mbahet në Paris, më 22 maj.
Drejtori i Filarmonisë së Kosovës, Baki Jashari, tha se ky koncert është bërë për nder të 20-vjetorit të Çlirimit të Kosovës.
Filarmonia e Kosovës do të prezantohet me veprën ‘Njeri me armë’, kompozuar nga kompozitori britanik Karl Jenkins. Kjo vepër ishte realizuar në vitin 1999 dhe u kushtohet viktimave të fundit në Kosovë.
Ambasada e Kosovës në Francë është iniciator i këtij evenimenti të madh, me ç’rast do të prezantohet me 110 performues.
Adelina Paloja, soprano, tha se kjo vepër është trajtuar më ndryshe dhe se është e veçantë për faktin se trajton fatin e një të mbijetuari të luftës.
Violinisti nga orkestra Festim Fana, tha se janë bërë të gjitha përgatitjet dhe se shpreson se do të kthehen faqebardhë. Trupa e Filarmonisë do të udhëtojë të hënën për në Paris.