Në fazën përgatitore të Konferencës së Rambouillet, mysafirë në shtëpinë e “babait të kombit serb” në Beograd, sipas dëshmisë, kanë qenë udhëheqësit e Lëvizjes së Rezistencës, Momçillo Trajkoviq, Dushan Ristiq dhe Kosta Bullatoviq, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Ata më pyetën si të vepronin? I këshillova që t’i dërgojnë kërkesë energjike Milosheviqit dhe Momir Bulatoviqit, që serbët nga Kosova të përfshihen në delegacionin zyrtar që do të udhëtojë në Rambouillet, që kërkesën për pjesëmarrje në bisedime me shqiptarët t’ua dërgojnë qeverive të shteteve anëtare të Grupit të Kontaktit, që në mbrojtjen e të drejtave të tyre ekzistenciale ta përfshijnë edhe Sinodin e Kishës Serbe… I këshillova ata që të kërkojnë ndarje territoriale të Kosovës dhe më pastaj me vendosmëri dhe me luftë ta mbrojnë territorin e tyre etnik. Nëse me të vërtetë janë të vendosur të vdesin për vatrat e tyre, ashtu siç bërtasin në një zë të gjithë serbët e Kosovës, këtë le ta thonë në Washington dhe në Evropë, dhe më pastaj ta dëshmojnë në vepër atë që e thonë”.
Më tej Qosiq shkruan: “Biseduam gjatë për hapat e tyre të mëtutjeshëm dhe u pajtuam në gjithçka. Këta njerëz të pafat, sikurse edhe në vitin 1983, 1985, 1986 kërkojnë ndihmë dhe këshilla prej meje, por tani janë vonuar, sepse në vend që ta mbrojnë atë që atëherë ndoshta mund të mbrohej dhe të punohej në plane afatgjate, ata kanë lufuar për “Tokën e shenjtë serbe” pastaj “Për Jerusalemin serb” për “Kosovën multientike” sipas modelit amerikan. Ndërsa autoritari Milosheviq nuk dëshiron t’i pranojë dhe të bisedojë me ta - me kundërshtarët e tij politikë, qoftë që shqiptarët ta marrin Krushevcin dhe Kralevën!”.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)