Në ciklin e pikturave që mbajnë titullin “Velloja e kujtimit si dramë”, piktorja shpalos kujtime përmes hijes dhe mjegullës së vellos, e cila, përmes formave dinamike, mundohet ta përcaktojë dramacitetin e tyre.
Secila vepër e Jeta Kalaveshit bazohet në konceptet dhe përshkrimet artistike që asociojnë me fëmijërinë dhe ngjarjet konfuze në vitet e para të pasluftës.
Jeta Kalaveshi, përmes veprave që sjellin frymë universale, na bën me dije se duhet ta pranojmë se po jetojmë në periudhën të cilën po e jetojmë e ku shprehia e leximit mund të quhet tashmë si një fazë Post-Mortem.
Ekspozita e dytë personale e Jeta Kalaveshit u hap në Galerinë e Ministrisë së Kulturës.
Kuratorja e ekspozitës, Zake Prelvukaj, vlerëson se Jeta është një artiste e re e cila gjatë gjithë jetës së vet absorboi dije.
Piktori Mehmet Behluli thotë se kontributi që artistët po i dhurojnë shoqërisë nëpërmjet veprave të tyre është për t’u vlerësuar.
Ekspozita “Velloja e kujtimit si dramë” do të qëndrojë e hapur për një muaj.