Kulturë

Kam shitur gjak për të blerë ëndrra

Descriptive Text

1. Nuk kam se ku të shkoj më larg. Më larg e më thellë nuk besoj në asgjë... Të shohim a kemi qenë ndonjëherë normalë. Nga një idiotllëk i paparë, me njerëzit peshkaqenë, unë e urrej lojën me sy të mbyllur. Dua të kthehem te qumështi i nënës. Isha i ri. Ajo moshë është si pema. Me buzë ta prek faqen. Sikur të mos ishte hera e parë do të ishte hera e dytë. Jeta qenka udhëtim drejt vetes. Më bën të kuptoj kush isha e kush jam. Duhet ta kisha ditur me kohë. Ndoshta më besoni.

Legjenda thotë se jam pak i vonuar. Historinë nuk e kemi të shkruar. Për ta kaluar edhe një sfidë ndalem. E ndeza një cigare dhe ironinë e pashkruar e harrova. Kush është afër mund të rrijë anash e të shikojë si po luhet loja. Jeta bën magjinë e vet. Përtej së mirës, përtej së keqes kam shitur gjak për të blerë ëndrra, shkruan sot Koha Ditore.

2. Qielli ra në tokë. Dita e tokës në oqean. Nga fundi i oqeanit lindin malet e ardhshme. Malet e reja. Nga toka deri në qiell njeriu është larguar nga njeriu. Njeriu armik i njeriut. Ka harruar se jeta është jetë. Pse mundohemi të themi po. Me premtime e pa premtime shpesh më vjen të besoj.

Pak më shumë e pak më pak, Mbreti Plak, pasi i doli pija, veten e pa në skaj të botës. Nëse e kuptoni, për herë të dytë mos t’i biem rreth e rrotull atij muhabeti. Besueshmëria ka rënë aq poshtë, saqë kemi filluar të mos i besojmë as vetvetes. Tani duke iu gjuajtur në shpinë historisë mashtruese i lutemi Zotit vetëm me një arsye, thjesht, të mos bëjmë vetëvrasje. Rexhep Ferri

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)