Kulturë

Një libër për “gjeopolitikën-etike” të Amerikës ndaj shqiptarëve

Një libër për “gjeopolitikën-etike” të Amerikës ndaj shqiptarëve

Publicistika kombëtare shqiptare dhe në përgjithësi mendimi kritik shqiptar në dy dekadat e fundit do të dilte mangët pa librat e Ndriçim Kullës. Studimet dhe hulumtimet e tij multidisiplinare e bëjnë sot atë njërin prej autorëve më seriozë të mendimit shqiptar, shkruan sot Koha Ditore.

Ai ka botuar disa prej studimeve më serioze mbi trashëgiminë e të ashtuquajturit “mendim i ndaluar shqiptar”, duke qëmtuar mbi idetë e pionierëve të Neoshqiptarizmës; po ashtu ka hulumtuar dhe studiuar veprën e albanologut Zef Valentini, duke ia dhënë shkencës së albanologjisë njërën prej monografive më të vyera dhe më të kompletuara, etj.