Prishtina zyrtarisht nikoqire e “Manifesta 2022”

Prishtina zyrtarisht nikoqire e “Manifesta 2022”
Një nga ngjarjet më të mëdha artistike në Evropë zyrtarisht do të mbahet në kryeqytetin e Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në Facebook.
“Prishtina ka fituar të drejtën e nikoqirit të një prej evenimenteve më të mëdha artistike në Evropë - Manifesta 14 në vitin 2022”, ka shkruar Ahmeti, përcjell Koha.net. ‘Pas Zurich 2016, Palermo 2018, Marseille 2020, është Prishtina 2022. Në një garë me Vjenën dhe Kievin, bordi i Manifestës ka zgjedhur aplikimin e Prishtinës duke dërguar mesazhin se Ballkani është pjesë e Evropës dhe se mund të kontribuojë”.
Ahmeti thotë se tani nis puna për organizimin e “Manifestës”, që pritet të sjellë mbi 200 mijë vizitorë.
“Në tre vitet e ardhshme do të punojmë që ky organizim që sjell mbi 200 mijë vizitorë të jetë më i miri ndonjëherë. Manifesta do të sjellë, artistë, urbanistë, e intelektualë ndërkombëtarë për të diskutuar, intervenuar, e ngritur çështje për hapësirën tonë të përbashkët. Urime Prishtinë”, ka thënë ai.

Prishtina drejt zyrtarizimit me “Manifestan”
Prishtina përfundimisht do të jetë adresa e bienales evropiane të artit më 2022. Sot (e premte) do të zyrtarizohet marrëveshja midis institucioneve të Kosovës dhe bienales nomade evropiane “Manifesta”.
Këtë e ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës. “Prishtina si nikoqire e ‘Manifesta 14’ do të jetë pjesë e hartës së ngjarjeve të madha ndërkombëtare të artit bashkëkohor”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës, derisa ka bërë të ditur se nënshkrimi i protokollit do të bëhet sot në orën 11:00.
Përderisa në vitin 2018 është mbajtur në Palermo të Italisë, e më 2020 do të mbahet në Marseille të Francës, ngjarja që zë fill këtu e 26 vjet më parë do ta ketë nikoqire Prishtinën...(Më shumë, sot në "Kohën Ditore")
Artikullin e plotë mund ta lexoni në gazetën Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Shpërndarja e 2.5 milionë eurove për rimëkëmbje edhe në kulturë s’ka afat

“Flaka e Janarit” në vitet e okupimit, në luftë e në paqe

Sylvain Sylvain ish-syri vizionar i stuhisë së “New York Dolls”

Frrok Kristaj, laureat i çmimit “Anton Çetta” për kontribut në trashëgimi shpirtërore

Kompozitori Ardian Halimi, me hap drejt karrierës ndërkombëtare

Me një mijë nënshkrime shtetit do t’i kërkohet mbrojtja e ish-Burgut të Gurrakocit

Në Egjipt zbulohen sarkofagë parahistorik prej druri

Kurajo!

Filarmonia e Kosovës me vepra që shpalosin historinë e vendit në “Flakën e Janarit”

Njeriu i hiçit i Max Picardit

“Daniel” – rrëfimi tmerrues për një rob të ISIS-it
