Kulturë

Rrugëtimi me refugjatë - frymëzim për vepër muzikore

Më 2015 Khaled Jarrar, artist palestinez dhe producent filmash që jetonte në Ramallah, e lexoi një shpallje në njërën prej gazetave lokale. 

Ishte kjo thirrje për ta ndihmuar një refugjate të luftës në Siri, e cila qe ngujuar bashkë me familjen në Stamboll – përfshirë nënën e moshuar që ishte bërë refugjate për të dytën herë, pasi ishte detyruar më herët të largohej nga Nazareti për në Siri gjatë luftës araboizraelite të 1948-s. 

I prekur nga rasti, Jarrar kalon 31 ditë bashkë me familjen në rrugëtimin drejt Gjermanisë, duke jetuar si refugjat dhe duke filmuar gjithçka. Kjo përvojë u bë frymëzim për “Where We Lost Our Shadows”, një vepër muzikore multimediale për orkestër, video dhe tre solistë, të cilin Jarrari e realizoi bashkë me kompozitoren Du Yun. 

“Orkestra Amerikane e Kompozitorëve” këtë vepër e luajti për herë të parë të enjten e 11 prillit në “Zankel Hall”. Du dhe Jarrar vendosën ta zgjeronin fokusin për ta gërshetuar me temën e emigrimit të kohës eksodin dhe rrugëtimet e refugjatëve. 

Du, e cila fitoi çmimin “Pulitzer” për muzikë me operën e saj të 2016-s “Angel’s Bone”, një alegori për trafikimin e qenieve njerëzore, e shndërruar në trashëgimi tingujsh të ragas, një strukturë e improvizimit melodik që ka migruar edhe vetë përgjatë shekujsh prej rajoneve arabe, aziatike dhe indo-pakistaneze.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)