Kulturë

Ushtarakët amerikanë me hitet e kohës për përvjetorin e çlirimit

 

Hitet e mëdha të kohës janë interpretuar për një audiencë të hapur përballë Teatrit Kombëtar të Kosovës në Prishtinë. Të pranishmit kanë pasur mundësinë që të dëgjonin e të shihnin interpretimin e disa artistëve të veçantë. Janë ushtarakë por edhe artistë.

Si ofertë e rrallë për audiencën vendore, të premten mbrëma pjesëtarë të Ansamblit të Armatës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë, me uniforma kanë interpretuar disa prej këngëve më në zë në botë, shkruan sot Koha Ditore.