Libri autobiografik i shkrimtarit Ernesto Sabato, “Para fundit”, i konsideruar si një lloj testamenti i jetës dhe i përvojave të tij, është sjellë për herë të parë nga origjinali spanjisht në gjuhën shqipe, shkruan sot Koha Ditore.
“Më thonë: Keni si detyrë ta përfundoni [librin], të rinjtë janë të pashpresë, në ankth dhe besojnë tek ju; nuk mund t’i zhgënjeni”, kishte shkruar Sabato në fjalën hyrëse të librit.
Këtë vepër ua kishte dedikuar djalit, gruas dhe nënës së tij, e cila me origjinë i përkiste një familjeje të vjetër shqiptare. Ndërsa babai i tij rridhte nga një familje italiane. Prindërit e tij u zhvendosën në provincën Rojas, në rrethinë të Buenos Airesit. Sabato u lind e u rrit në Argjentinë. Mbaroi studimet për fizikë, duke fituar edhe titullin doktor dhe ishte ndër studentët më të dalluar.
Profesorët e tij kishin pritshmëri të larta dhe shihnin një të ardhme të ndritur për të si fizikan.(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)