Kulturë

Momentet ikonike të katedrales “Notre Dame” në film

Teksa pamjet e zjarrit shkatërrimtar që dëmtoi katedralen ikonike të Francës “Notre Dame” stepën botën, të shumtë janë ata që kërkojnë t’i shohin disa prej momenteve më të rëndësishme të strukturës. 

Me gjithë punën e palodhur të zjarrfikësve për ta vënë nën kontroll stihinë e flakëve përpara se ndërtesa të shndërrohej në gërmadhë, maja e kullës së saj emblematike dhe një pjesë e mirë e çatisë janë shkatërruar. 

Dëmtimi i kësaj godine shumëshekullore ka goditur botën mbarë, teksa njerëzit pyeteshin nëse struktura më e rëndësishme arkitekturore në histori do të zhdukej nga harta njëherë e përgjithmonë. Kontributi i “Notre Dame” për historinë është i pakalkulueshëm, shkruan sot Koha Ditore.

Sidoqoftë, për shumëkënd që kurrë nuk ka arritur ta shohë personalisht, Katedralja e famshme ka shërbyer si figura identifikuese e Parisit në shumë filma klasikë. “The Hunchback of Notre Dame” (Gungaçi i “Notre Dame”) (1996): Bazuar në novelën gotike franceze të Viktor Hugos, versioni i animuar prej “Disneyit” i këtij libri konsiderohet përgjegjësi kryesor për prezantimin e “Notre Dame” para popullit nëpërmes rrëfimit të Quasimodos, të përqafuar nga të gjithë. 

Ani pse kurrsesi nuk është filmi i parë që e rrëfen tregimin e “Gungaçit”, me adaptime që datojnë qysh nga viti 1905, ky është portretizimi më i fundit dhe mbase më i njohur i rrëfimit të një burri të ri dhe Katedrales franceze që ai e quan shtëpi.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)