Kulturë

Komuna e Prishtinës ende pa lokacion për shtatoren e Anton Çettës

Komuna e Prishtinës ende pa lokacion për shtatoren e Anton Çettës
 

Ka më shumë se gjashtë muaj që kjo shtatore ndodhet në atelienë e skulptorit Agon Qosa.

Që nga tetori i vitit të kaluar, vepra kushtuar pajtuesit të gjaqeve, Anton Çetta, është gati për t’u vendosur në kryeqytet. Por, Komuna e Prishtinës ende nuk e ka caktuar një lokacion për shtatoren e porositur nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale.