Kulturë

Nënshkruhet kalendari kulturor Kosovë-Shqipëri

Foto: Ilustrim

Ministria e Kulturës e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës do të nënshkruajnë sot kalendarin e përbashkët kulturor mes dy vendeve.

Kalendari kulturor përmban organizimin e ekspozitave, koncerteve, festivaleve, shfaqjeve teatrale, shfaqjeve të filmave, konferenca të përbashkëta, shkëmbime eksperiencash e aktivitete të përbashkëta të trashëgimisë kulturor.

Ky kalendar vjen si rezultat i “Deklaratës së përbashkët për Bashkëpunim dhe Partneritet Strategjik ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë”, nënshkruar në Prizren më 11 janar 2014.

Kalendari kulturor Shqipëri-Kosovë do të nënshkruhet në ora 11:40 në ambientet e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, salla “Tefta Tashko”, nga ministrja Elva Margariti dhe homologu i saj kosovar, Kujtim Gashi.

Pas nënshkrimit të akteve, të dy ministrat do të dalin në një komunikim për mediat për të bërë prezantimin e aktiviteteve.