Kulturë

“Kosova respektohet në Bienale”

Descriptive Text

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka marrë pjesë sot në konferencën e parë zyrtare për medie me rastin e pjesëmarrjes së Republikës së Kosovës në Bienalen e Artit 2019 në Venedik. Në këtë konferencë u prezantua projekti i cili do ta përfaqësojë Kosovën në ekspozitën e 58-të të Bienales së Venedikut, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Gashi, u shpreh i lumtur me përzgjedhjen e Alban Mujës si një artist të dëshmuar brenda dhe jashtë vendit me projektet e tij. Ai po ashtu bëri të ditur se “pavioni i Kosovës në vitin 2019 ka si komisionere Arta Aganin, drejtoreshë e Galerisë Kombëtare të Kosovës e cila bashkë me artistin Muja kanë bërë përzgjedhjen e kuratorit Vincent Honoré, që po ashtu ka një përvojë të dëshmuar si dhe të asistentes që do ta ndihmojë këtë organizim, Anya Harrison”.

Ai tha se“ky eveniment rangohet si njëri prej organizimeve më të mëdha kulturore botërire dhe jam shumë i lumtur që Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është rikthyer në këtë eveniment në dy vitet e fundit dhe tashmë jemi pjesë e kësaj ngjarjeje”.