Punëkryerësi nga Serbia analizon shembjet në Kalanë e Novobërdës Foto: Koha

Punëkryerësi nga Serbia analizon shembjet në Kalanë e Novobërdës

13 March 2019 08:53

Sllobodan Radovanoviq, të martën, ka arritur nga Beogradi në Kalanë e Novobërdës. Si pjesë e menaxhmentit të kompanisë “Koto”, që ka bërë konservimin dhe restaurimin e strukturave të qytetit të epërm, Radovanoviq ka parë nga afër shembjen e fasadës së mureve të jashtme e të brendshme.

Kësisoj “Koto” i është kthyer vendpunishtes dy vjet pasi ka përfunduar konservimin e restaurimin në Kalanë që daton qysh prej shekullit XIII. Radovanoviq së bashku me një bashkëpunëtor kanë marrë mostra të llaçit që është përdorur në muret e strukturave që shkojnë në lartësi deri në 10 metra, shkruan sot Koha Ditore.

Ai ka fotografuar tri hapësirat ku është shembur fasada e gurtë në anën e jashtme të mureve, e po ashtu në një vend nga brenda.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Asdreni14/03/2019 15:51

Institucione e Republikes te Kosoves duhet te hulmtojne pasoja dhe shkaqet e kesj pune e jo punekrysi pasi spas t gjitha gjasve ai eshte fajtore se bashku me mbikeqyersit e punes edhe komisionin nese eshte bere i pranimit teknik pergjegjes nuk prejashtohet edhe subjekti i cil ka dhene leje.

Shto koment

Të ngjashme