“Këto ndërtesa janë epitafe të ëndrrave dhe jetëve që dikur kanë frymuar këtu. Qyteti është një varr masiv i ëndrrave, nëse jo i njerëzve”.
Nga kati më i lartë i një blloku ndërtesash sovjetike, Serhii Plokhy e shikon Pripyatin. “Në njërën anë duket sikur një qytet krejtësisht normal; në anën tjetër i shihni dritaret pa xhama, rrugët pa njerëz dhe sheshet që u pushtuan prej pyjeve”.
Tani qyteti fantazmë përdoret nga ushtria ukrainase për stërvitjet snajperike dhe është bërë atraksion turistik. Pamja është larg prej asaj të Pripyatit të themeluar më 1970, për ta mbështetur industrinë bërthamore në lulëzim të Bashkimit Sovjetik, shkruan sot Koha Ditore.
Asokohe qyteti kishte një popullatë prej 50.000 banorësh dhe e furnizonte me ndërtimtarë dhe operues fabrikën e afërt Çernobil, që ishte hapur më 1977.
“Centrali i energjisë bërthamore ishte inovacioni më i madh teknologjik i kohës”, ka thënë Plokhy. “Ishte vend domethënës për botën mbarë, një simbol i të ardhmes së njerëzimit”.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)