Baleti, arti i lëvizjeve të trupit, nën shoqërimin e muzikës, për Leonora Rexhepin nuk është thjesht punë. Pasioni i saj i madh për baletin, nuk është zbehur kurrë.
Edhe pse në muajin e shtatë të shtatzënisë, Leonora nuk i ka ndalur provat.
Ajo rrëfen se si ka qenë për të kjo periudhë dhe flet për sfidat e të qenët grua.
Balerina ka përkrahje të madhe nga familjarët e saj dhe patjetër që kjo ka qenë një shtysë e madhe.
Leonora ka qenë aktive me repriza të shfaqjeve deri në muajin e katërt të shtatzënisë. Por me gjithë gjendjen e mirë psikike e fizike, ajo nuk mori guxim të angazhohet në shfaqjen “O Taka” me koreografi të Sinan Kajtazit, për shkak se ky projekt artistik ka shumë dinamizëm, raporton “Express” i KTV-së.
Një video në të cilën shihet duke bërë lëvizje të shpejta, u bë virale dhe u komentua në mënyra të ndryshme nga ata që panë.
Leonora ka një mesazh për të gjitha nënat shtatzëna.
Leonora Rexhepi, pasi të bëhet nënë, e ka ndërmend të rikthehet në Trupën e Baletit Kombëtar të Kosovës me po të njëjtin ritëm si më parë.
Kjo trupë konsiderohet shembull i një grupi të rinjsh që punën e tyre e bëjnë me shumë përkushtim e pasion.