Kulturë

MKRS-ja dha çmimet në fushën e trashëgimisë kulturore

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në një ceremoni të organizuar sot në Parkun Arkeologjik “Ulpiana”, dha çmimet në fushën e trashëgimisë kulturore, të cilat jepen për herë të parë në bazë të rregullores për dhënien e çmimeve në trashëgimi.

Siç kemi bërë të ditur, Çmimi për Veprimtari Jetësore në fushën e trashëgimisë kulturore “Dea Dardanicae”, i jepet Edi Shukriut; Çmimi Vjetor për Merita të Veçanta në fushën e trashëgimisë kulturore “ Shtjefën Gjeqovi “ i jepet Prof. Jean-Luc Lamboley; Çmimi Vjetor për Vepër Shkencore në fushën e trashëgimisë kulturore “Zef Mirdita” i jepet Jusuf Buxhovit; Çmimi Vjetor për Menaxhim Institucional në fushën e trashëgimisë kulturore “ Muhamed Shukriu “ i jepet Arton Hoxhës.