Kulturë

Piktorja e ngjyrave të Holokaustit modern

Shumë etiketa me numra kishin përfunduar në shportën e vendosur në qoshe të galerisë “Qahili”, si instalacioni më i veçantë i ekspozitës “Holocaust” të Mirjeta Qehajës. 

Secili nga numrat u ishte vendosur vizitorëve të ekspozitës pa asnjë shpjegim, si në kohën e Holokaustit, ku identifikimi i njerëzve është bërë me shenja në bluzë dhe numra në dorë, shkruan sot Koha Ditore.

“Tani ju do të keni mundësinë të krijoni veprën tuaj të artit, duke i hedhur këto etiketa aty ku e kanë vendin - në shportë”, u ishte drejtuar piktorja Qehaja pjesëmarrësve të ekspozitës në natën e hapjes, të premten e kaluar. 

Me anë të veprës ajo thotë se ka dashur të tregojë se asnjëri nuk zgjedh e as nuk e di çka do të lindë, ku e kur apo në çfarë familjeje, prandaj nuk duhen identifikuar as sot njerëzit me anë të shkronjave që formojnë etiketa fyese për grupe të caktuara shoqërore. Qehaja nuk e di ndonjë ditë të jetës së saj që ka qenë e shkëputur nga punët artistike. 

Frymëzimi pas vizitës në Auschwitz

“Holocaust” u frymëzua nga vizita e piktores në Poloni më 2 gusht të vitit 2017, datë që lidhet me 73-vjetorin e gjenocidit ndaj romëve, ku më shumë se 23 mijë pjesëtarë të këtij komuniteti përjetuan masakrën në Birkernaut, kampin më të madh në Auschwitz, vend ky i cili u ngrit nga vetë të burgosurit. Përveç hebrenjve dhe romëve, cak i gjenocidit qenë edhe polakët, gjermanët me aftësi të kufizuara dhe grupe të tjera shoqërore të cilëve iu mor jeta në të ashtuquajturin “Kamp i vdekjes”. 

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)