Kulturë

MKRS-investon në Istog 600 mijë euro

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, është pritur sot nga kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova, me të cilin bisedoi për projektet e përbashkëta ë fushën e kulturës, sportit dhe rinisë, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Po ashtu, në këtë takim është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Istogut, qëllimi i të cilit është mbështetja financiare e projektit “Faza Përfundimtare e Ndërtimit të Palestrës së Sportit në Komunën e Istogut”. Ky projekt ka vlerë financiare prej 600 mijë euro.