Kulturë

Kosova shpejt do të bëhet pjesë e Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale

Descriptive Text

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Pronësisë Intelektuale, 26 Prillit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Zyra për të Drejtat e Autorit, në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë,Agjencinë për Pronësi Industriale,Inspektoratin e Tregut si dhe Doganën e Kosovës, ka mbajtur Konferencën Shtetërore të Pronësisë Intelektuale në Kosovë – të arriturat dhe sfidat.

Në këtë Konferencë morën pjesë ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami zëvendësministri i Kulturës, Rexhep Hoti, , zëvendës shefi për Bashkëpunim në Bashkimin Evropian, Libor Chald dhe drejtori i Zbatimit të Ligjit në Doganën e Kosovës, Blerim Krasniqi, transmeton Koha.net.

Zëvendësministri Hoti me këtë rast tha se Kosova ka vlerësuar lartë të drejtat e pronësisë intelektuale, të drejta të cilat janë të rregulluara me ligjet përkatëse të cilat janë në harmoni me legjislacionin evropian dhe atë ndërkombëtar.

Po ashtu ai theksoi se Republika e Kosovës shumë shpejt do të bëhet pjesë e Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale.

Të pranishmit e tjerë folën rreth rëndësisë së pronësisë intelektuale dhe për Ditën Ndërkombëtare të Pronësisë Intelektuale, që këtë vit u shënua me moton “Inovacioni përmirëson jetën”.