Dua Lipa fiton në “Brit Awards” Foto: Reuters

Dua Lipa fiton në “Brit Awards”

20 February 2019 22:36

Këngëtarja kosovare, Dua Lipa, ka fituar çmimin për Këngën më të mirë të vitit në ceremoninë e sivjetme të “Brit Awards”.

Ajo fitoi çmimin me bashkëpunimin me Calvin Harris, “One Kiss”

Ky çmim vjen pak kohë pasi ajo hyri në histori si shqiptarja e parë që mori dy çmime në “Grammy”.

Pasi mori çmimin, Dua Lipa ka falënderuar të gjithë ata që kanë ndihmuar në këtë projekt.

Lista e plotë e fituesve:

  • Më i miri në kategorinë e meshkujve – George Ezra
  • Më e mira në kategorinë e femrave – Jorja Smith
  • Kënga më e mirë – Calvin Harris & Dua Lipa (One Kiss)
  • Depërtimi më i mirë – Tom Walker
  • Grupi më i mirë – The 1975
  • Video më e mirë – Little Mix – Woman Like Me ft. Nicki Minaj
  • Grupi Ndërkombëtar – The Carters
  • Më i miri në kategorinë ndërkombëtare te meshkujt – Drake
  • Më e mira në kategorinë ndërkombëtare te femrat – Ariana Grande
  • Albumi më i mirë britanik – The 1975 (A Brief History of Online Relationships)
  • Producenti më i mirë britanik – Calvin Harris
  • Kontributi i jashtëzakonshëm për muzikë - Pink

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme