“55 shades of gay” reprizohet në Teatrin "Oda"  nën vëzhgimin e policëve

“55 shades of gay” reprizohet në Teatrin "Oda" nën vëzhgimin e policëve

Shaban Maxharraj Shaban Maxharraj 20 shkurt 2019 12:03

Prishtinë, 20 shkurt – Në prill të vitit 2017, “Bordel Ballkan”, me tekst të Jeton Nezirajt, ishte dhënë premierë në Teatrin Kombëtar të Kosovës me praninë e një numri goxha të madh të policëve civilë e me uniformë. Historia e shfaqjeve të Nezirajt me prani të policisë është përsëritur të mërkurën mbrëma.

Dy policë civilë kanë qenë brenda teatrit “Oda” e po aq, por të uniformuar, në veturën e parkuar para objektit.

Krejt kjo për shkak se ndaj ekipit të shfaqjes është përdorur gjuhë kërcënuese nga një zyrtar i shtetit.

Zyrtari i Ministrisë së Drejtësisë, Xheladin Krasniqi, kishte komentuar në njoftimin për dhënien e shfaqjes “55 shades of gay”. Të enjten e javës së kaluar, teksa e quante “degjenerim të skajshëm”, kishte shkruar se do “t’ua hiqte kokën me shpatë” ekipit të aktorëve të shfaqjes.

“Uuuuu çfarë degjenerimi i skajshëm. E shpat e bi bre. Mirë ish kon para se me jau hjek kokën, me jau rras shpatën në b...”, kishte shkruar ai në Facebook. E kishte tërhequr komentin më pas, por ishte ndaluar nga policia për 48 orë. Një koment i tillë do t’i kushtojë së paku me masa disiplinore në vendin e punës. Ministria e Drejtësisë është “distancuar plotësisht nga kjo gjuhë dhe frymë skandaloze”. Produksioni i shfaqjes u kishte bërë thirrje edhe Policisë e Prokurorisë që të merren me këtë rast.

Para se të niste shfaqja “55 shades of gay” në teatrin “Oda” gjithçka ka qenë e qetë.

Dramaturgu Jeton Neziraj ka thënë se Policia e Kosovës ka ofruar që të kujdeset me praninë e disa pjesëtarëve.

“Na kanë ofruar këtë mbështetje dhe ne e kemi pranuar. Mendojmë se kjo është një gjë e mirë”, ka thënë ai.

(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme