Kulturë

Formohet komisionin për festivalit “Anadrinia Jehon 2017”

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi ka nënshkruar sot vendimin për formimin e Komisionit për organizimin e festivalit tradicional të folklorit “Anadrinia Jehon 2017”, i cili mbahet në fshatin Dejnë dhe këtë vit shënon edicionin e 16-të.

Bazuar në pikën e parë të vendimit përbërja e Komisionit është kjo: Gardalin Shtavica, drejtor i DKRS dhe kryesues, kurse anëtarë të Komisionit janë: Xhafer Berisha, Salih Bytyqi, Fatmir Hoti, Muharrem Morina, Daut Bytyqi, Baki Xhaferi, Shqipron Berisha dhe Shedat Ukaj, transmeton Koha.net.

Komisioni ka për detyrë të bëjë organizimin dhe mbarëvajtjen e festivalit, duke përfshi seleksionimin e grupeve artistike pjesëmarrëse, rregullimin e skenës, përzgjedhjen e jurisë profesionale , shpërndarjen e ftesave dhe ndarjen e çmimeve të festivalit në natën finale.

Po ashtu komisioni obligohet që për punën, ecurinë, mbarëvajtjen dhe shpenzimet e festivalit t’i raportojë kryetarit të Komunës.