Dokumentarët për të vërteta të hidhura vazhdojnë me hulumtimin e radhës për krimin më të tmerrshëm të pandëshkuar të të gjitha kohërave.
Në rrjedhën e filmit që të merr me vete, Charles Ferguson na fut në një botë të pamjeve televizive informative, lojërave të pista, bërrylave dhe fajit. Ishte koha kur populli e kishte kuptuar se presidenti i tij kishte krijuar një listë armiqsh, ku përfshihej edhe Paul Newman. Kjo ishte koha kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndiheshin se ishin mbuluar nga turpi.
Tmerri i Amerikës pas “Watergate” zgjati prej momentit kur kishte shpërthyer në selitë demokratike në Washington më 28 maj më 1972, dhe zgjati deri më 8 gusht 1974, me Richard Nixonin që detyrohet të japë dorëheqjen e pritur, në këmbim të faljes së premtuar nga pasuesi Gerald Ford, duke e shpëtuar nga hetimi që do ta çonte atë prapa grilave.
Megjithatë Fergusonit nuk kishte pse të merrej me zhvillimin që ende lidhej me “Watergaten”, me momentin e pastajmë mitologjik: emërimi i një prokurori special për të hetuar “Watergaten”, Archibald Cox, që do supozohej se do të amortizonte mediat derisa të kalonte stuhia, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Por stuhia nuk po kalonte assesi. Dhe pastaj Nixon e shkarkoi Coxin, gjë që vetëm sa do t’i përkeqësonte gjërat.
Dhe presidenti aktual e ka fort të qartë modelin niksonian të bindjes së gabuar dhe po nxjerr mësimet prej kësaj situate. Mos e shkarko prokurorin special – por prit e prit derisa humori të ndryshojë dhe të ketë denigrim të pafund dhe të jepen deklarata kaotike. Nixoni nxirrte dufin me fyerje groteske nëpër incizimet sekrete; Trumpi nxjerr vrerin nëpërmjet “Twitterit”.
Mbase Trumpi ka studiuar se edhe momentet e tjera nga epoka “Watergate” kur në fund të luftës së Yom Kippurit, Nixoni shpalli nivelin më të lartë të gatishmërisë bërthamore, në një bela me Bashkimin Sovjetik lidhur me sjelljen e supozuar të armëve bërthamore me anije në Egjipt. Hollësitë asnjëherë nuk ishin bërë të njohura. Por momenti kaloi dhe publikut i ishte marrë mendja prej “Watergatet”.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)