Kulturë

“Rekordi” i bukës së traditës

Foto: Koha
 

Sot nuk ka lagje në kryeqytet ku s’ka dy a tri furra të bukës. Zeja e furrtarit është kthyer në biznes. Por njëra prej tyre e mban rekordin e traditës. Është furra që ka po këtë emër, “Rekord”. Ndodhet në njërën prej lagjeve më të vjetra të Prishtinës, atë të “Kacallarëve”.

Pronar aktual është Ramiz Çoçaj. Ai është nipi i Azemit, hasjani që e bleu këtë furrë në vitin 1931. Prej atëherë i takon kësaj familjeje, ani pse Çoçaj thotë se furra ka një histori prej një shekulli para se ta blinte gjyshi i tij. U ka takuar Shaban Kacës dhe të birit të tij Ganiut, që sipas Çoçajt, kur e shitën pronën në Prishtinë, migruan për në Turqi.