Kulturë

“Memory” i Kosovës, fitues absolut në festivalin amerikan

Filmi i shkurtër i regjisorit Ilirjan Himaj ka rrëmbyer dy çmime në SHBA. Festivali “Humboldt Internaional Film Festival” në Kaliforni ia ndau filmit “Memory” çmimin për narracionin më të mirë dhe çmimin si fitues absolut, “Best of Fest”.

Ky film, i cili trajton fatin e një të moshuari që vuan nga sëmundja e Alzhaimerit, me datën 20 prill u dha premierë në “Columbus International Film and Video”, për të vazhduar rrugëtimin të nesërmen në Kaliforni, shkruan sot “Koha Ditore”.