Arti i kujtimeve të luftës

Arti i kujtimeve të luftës

Rexhep Maloku Rexhep Maloku 09 February 2019 08:23

“E skalitur në kujtesë” titullohet piktura e Violeta Berishës nga Pavalani i Pejës. Nëpërmjet punimit “Pengje të së kaluarës” ka përmbledhur përjetimet e tij Slobodan Vujiçiqi nga Prishtina. Tmerrin e luftës e ka përshkruar si ndjenjë “Në mes jetës dhe vdekjes” Miran Mehmeti nga Kuku i Dragashit. Pavarësisht fatkeqësive të përjetuara në qytetin më të goditur nga lufta e fundit në Kosovë, Laura Krekaj nga Gjakova ka pikturuar “Rrezen e diellit”, shkruan sot Koha Ditore.

Ngjashëm ka reflektuar edhe Mirsada Salkoviq nga Leposaviqi në “Dritë pas errësirës”. Mihrije Uka nga Prishtina ka përmbledhur përvojën e saj nëpërmjet pikturës “Sa larg, po aq afër, me shpirt e zemër!”

Më 2016, ani pse kishin kaluar 17 vjet nga lufta, ka qenë goxha sfiduese që Emine Ismajli t’ua mbushë mendjen 32 dëshmitarëve të etnive të ndryshme, që me tregime të shkruara dhe me punime arti e dokumente të viteve nëntëdhjetë të rrëfejnë përvojat e kohës së luftës. Gjithçka nisi kur organizata e Ismajlit, “Aksioni kundër dhunës dhe ndërtimi i paqes” (ANP), nisi zbatimin e projektit dyvjeçar ”Ballafaqimi me të kaluarën në Kosovë”.

“Por unë nuk di të pikturoj”, kujton Ismajli reagimin e menjëhershëm të shumicës së pjesëmarrësve të projektit, kur u ishte thënë se tregimet do t’i shoqëronin edhe me vepra të thjeshta arti. Bashkërisht do të përmblidheshin në librin “Dheu i ofshamës”, i cili është përuruar të mërkurën mbrëma në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”...

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme