Kulturë

Emërohet juria vlerësuese për konkursin e vitit 2017

Këshilli Drejtues i Qendrës Kinematografike të Kosovës ka emëruar dy juritë vlerësuese për projektet që kanë aplikuar për mbështetje financiare në konkursin e këtij viti.

Juria e cila do t’i vlerësojë filmat e metrazhit të gjatë artistik, debutantë dhe bashkëprodhimin minorë përbëhet nga: regjisori i njohur kosovar i cili pati suksese të shumta me filmin ‘Tri Dritare dhe një Varje’ - Isa Qosja, kritiku i filmit si dhe drejtori i Festivalit të Cottbus - Bernd Buder, producentja e filmit ‘Once upon a time in Anatolia’ - Zeynep Atakan si dhe shkrimtari Ramadan Musliu, producenti Dritan Huqi, drejtor fotografie Sevdije Kastrati dhe regjisori Artur Tahiraj.