Kulturë

Kujtimi i zbehtë për Dritëro Agollin në dyvjetorin e vdekjes

Prishtinë, 4 shkurt – Dita e tretë e shkurtit e vitit 2017, kur vdiq poeti, shkrimtari, ish-gazetari e ish-deputeti Dritëro Agolli, do të shënohej në kalendar edhe si data kur letërsia dhe kultura shqiptare humbën një zë të fuqishëm. Vargjet e tij për dashurinë, atdheun, filozofinë, jetën, dhembjen kujtohen edhe sot. Por i zbehtë ka qenë kujtimi për mjeshtrin e penës në dyvjetorin e vdekjes së tij. S’ka pasur ndonjë organizim të veçantë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në Instagram e cilësoi si njërin nga korifenjtë e letërsisë shqiptare dhe bashkëngjiti poezinë e tij “Këtu s’do jem”.

“Këtu s’do jem do jem larguar/ në tokë i tretur si të tjerët/ në kafenenë e preferuar/ nuk do më shohin kamarierët!”, janë disa prej vargjeve të kësaj poezie.

Krijimtaria e Agollit shkonte përtej poezive për patriotizmin dhe ndjenjat e njeriut, besnikërisë për idealet revolucionare, moralit në jetë dhe punë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)