Kulturë

Artisti që rishqyrton kreativitetin

Në nëntor të vitit të kaluar ata që kanë hyrë në Galerinë Kombëtare të Kosovës kanë parë se ambienti kishte ndryshuar tërësisht. Bile, kati përdhes i institucionit dukej sikur ishte në renovim. Ishte ekspozita e Lulzim Zeqirit. Paraprakisht kishte kuruar ekspozitën e profesorit të tij, Mehmet Behluli, pikërisht në GKK.

Zeqiri është prej atyre artistëve që nuk imponohet shumë në publik. Si fëmijë kishte dëshirë që të kopjonte gjërat që e rrethonin. Vizatimi nëpërmjet lapsit e ngjyrat i hynin në punë për këtë pasion të hershëm. Por prirjen për t’u marrë me art e kishte identifikuar kur kishte nisur të shkonte në shkollë, shkruan sot Koha Ditore.

“Kjo ishte lidhja ime me artin, të cilën po mundohem edhe sot ta mbaj si të tillë”, thotë ai. Punon e vepron midis Kosovës dhe Austrisë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)